Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Prof. Dr. Vuksan Kola vlerëson librin “Helmimet, krimi dhe mashtrimi” të autores Luljeta Pula

Prof. Dr. Vuksan Kola vlerëson librin “Helmimet, krimi dhe mashtrimi” të autores Luljeta Pula

Luljeta Pula ka ndarë me publikun një vlerësim të veçantë për librin e saj “Helmimet, krimi dhe mashtrimi”, të cilin e ka marrë nga mjeku i njohur psikiatër dhe figura emblematike e psikiatrisë shqiptare, Prof. Dr. Vuksan Kola.

Në këtë recension, profesori Kola e cilëson veprën si të thellë, serioze dhe shumëdimensionale, duke vlerësuar lart nivelin shkencor, profesional dhe analitik të saj. Sipas tij, libri përfaqëson një qasje të rëndësishme dhe të argumentuar mirë mbi temat që trajton.

Autorja thekson se ky vlerësim përbën një motivim dhe inspirim të veçantë për të, duke e falënderuar profesorin për fjalët dhe mbështetjen profesionale.