Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Produkteve s’iu vendos ose iu ndërrua flamuri i origjinës, gjobiten mbi 30 biznese deri në 10 mijë euro

Produkteve s’iu vendos ose iu ndërrua flamuri i origjinës, gjobiten mbi 30 biznese deri në 10 mijë euro

Inspektorati i Tregut, i ka gjobitur mbi 30 biznese në shumë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro, pasi ka konstatuar se flamuri i origjinës tek produktet ose nuk është vendosur ose është ndërruar.

Sipas ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në raste të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës në produkte që janë me origjinë të shteteve fqinje të Kosovës.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

/TV Arbëria