Producenti i njohur i filmit , “Grace and Grit”, Blerim Ramosaj ka realizuar një vizitë në Amerikë ku ka takuar disa nga aktorët më të njohur të Hollywood-it për të realizuar projektin e tyre të radhës.
Në këtë vizitë Ramosaj ka qenë i shoqëruar nga drejtori i filmit Sebastian Siegel dhe bashkëproducentin Isa Jonay. Ai, tashmë ka përcaktuar një listë të zgjedhur të aktorëve që duan të bashkohen në projektin e tij të radhës, ku ka takur yjet si, Dolph Lundgren, David Permut, Calesta Hodge, Billy Zane si dhe James Hyde, Eugenio Lopez Alonso, etj.
Takimi dhe bisedat konstruktive me këtë kastë të njohur Botërore, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për Ramosajn.
Temat ishin kryesisht rreth projekteve qe do te realizojne së bashku andaj përkunder intenzitetit të punës, Ramosaj shprehet që bashkepunimi me këtë nivel aktoresh ishte edhe kënaqesi e jashtëzakonshme.
Më pas, Ramosaj u takua edhe me Paris Jackson ( vajza e Micheal Jackson) një tjetër figurë e respektuar në botën e show bizit botërore.
Kujtojmë se filmi “Grace and Grit” i producentit Ramosaj është mjaft i shikueshem dhe me nje sukses te larte ne platformen me te vizituar filmike siq eshte NETFLIX.