Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Procesin deri këtu se kemi pru me Serbinë por me aleatët, do bëjmë marrëveshje të re për Asociacionin”, Besian Mustafa tregon si do veprojë LDK

“Procesin deri këtu se kemi pru me Serbinë por me aleatët, do bëjmë marrëveshje të re për Asociacionin”, Besian Mustafa tregon si do veprojë LDK

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, deklaroi sonte në Pressing në T7 se në krye me LDK-në në pushtet do të bëhet një verison i ri i Asociacionit, sepse sipas tij, versioni aktual nënkupton autonomi të zgjeruar.

Deputeti Mustafa tha se për LDK-në, Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme. Por, paraprakisht, Mustafa u shpreh se kryeministri Kurti e ka gjetë terrenin e gatshëm për të bërë veprimet si p.sh., ato për çështjen e targave.

“Kur ka ardhë Albini në pushtet e ka gjetë terrenin e gatshëm për mi marrë këto veprime sepse këto veprime Albini skishte mujtë mi bo në 2005, në 1995, e mos të flas për më herët. Për me bo çështjen e targave është thirrë në një marrëveshje që e kanë lanë qeveritë paraprake dhe e ka zbatu, çështjen e energjisë etj…”, tha Mustafa në Pressing, transmeton Express.

“Edhe na kur të vijmë pas Albinit kemi me shty diçka e kështu me radhë”, tha Mustafa duke theksuar se çdo qeveri ka shtyrë punët përpara.

“Marrëveshja e Ohrit për neve është e papranueshme sepse e shndërron nga një Asociacion në një autonimi të zgjeruar. Me Lumir Abdixhikun në udhëheqje të qeverisë ajo marrëveshje, ky verison ekzistues i Asociacionit bie. Ne do të ulemi prap me partnerët tanë sepse me ata e kemi pru këtë proces deri këtu se kemi pru me Serbinë, e kemi pru me aleatët tanë”, u shpreh Mustafa.

“Do të ulemi me aleatët dhe do e bëjmë një marrëveshje një verison tjetër të Asociacionit, një version brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, e jo një autonomi e zgjeruar për veriun”, tha Mustafa.