Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Problemet në KQZ/Bajraktari: Duhet të ketë përgjegjësi, ata njerëz paguhen prej taksave të qytetarëve veç për këtë punë

Problemet në KQZ/Bajraktari: Duhet të ketë përgjegjësi, ata njerëz paguhen prej taksave të qytetarëve veç për këtë punë

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se problemet e krijuara me softuerët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohen.

Kjo pasi sipas Bajraktarit, njerëzit aty paguhen gjatë gjithë vitit nga taksat e qytetarëve për ditë të tilla, siç ishte dita e zgjedhjeve parlamentare në vend.

“Padyshim që duhet të ketë përgjegjësi në qfarëdo varianti. Ata njerëz paguhen prej taksave të qytetarëve të këtij vendi, paguhen veç për këtë punë. Komplet ata do me thënë marrin rroga gjatë gjithë vitit veç me qenë të gatshëm që kurdo që kërkohet me ligj dhe me Kushtetutë me organizu një proces zgjedhor, ata me administru dhe me bë punën çysh duhet. Prandaj në asnjë variant nuk mund të justifikohet aq më tepër kur kemi të bëjmë me process zgjedhor të rregullt”, tha Bajraktari në emisionin “N’PULT” ./TV Arbëria./