Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Problemet me softuerët e KQZ-së, Gashi: Ka ndodh diçka që në 10 vitet e fundit s’ka ndodh

Problemet me softuerët e KQZ-së, Gashi: Ka ndodh diçka që në 10 vitet e fundit s’ka ndodh

Profesori, Ibrahim Gashi i sheh si shqetësuese problemet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket numërimit të votave.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodh në dhjetë vitet e fundit në Kosovë.

“Kjo ishte shqetësuese, nuk e di a është incident a është sulm nga jashtë në server. Por si votues, si qytetarë ka ndodh diqka që në dhjetë vitet e fundit nuk ka ndodh dhe kjo ka qenë shqetësimi. Këtu nis shqetësimi, tani edhe këto vonesat, por sado kudo këto për kandidatë edhe përpara kanë marrë kohën e vet sepse duhet numëruar një nga një”, tha Gashi./TV Arbëria./