Reperja nga Prizreni, Tayna, ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Kjo për shkak të një sherri me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, pasi kishte prishur kontratën me të.
Asaj iu fshi kënga e re nga YouTube, deri në momentin që bënë paqe me njëri-tjetrin.
Artistja e njohur ka treguar përmes rrjeteve sociale se i është kthyer kanali me këngë.
“Kam rikthyer kanalin”, ka shkruar ajo.
Në të janë të lansuara të gjitha projektet që ka realizuar që nga fillimi i karrierës.
Tayna tani po vazhdon rrugëtimin në estradë si një artiste e pavarur.
Shiko foton: