Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Problemet me faqen e KQZ-së, Bislimi po e trajton në kuadër të kërcënimeve të sigurisë evropiane

Problemet me faqen e KQZ-së, Bislimi po e trajton në kuadër të kërcënimeve të sigurisë evropiane

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi,  ka thënë se problemet me KQZ-në në ditën e 9 shkurtit, duhet të trajtohen si kërcënim i sigurisë evropiane.

“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi pasur zgjedhje javën e fundit dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së”, ka thënë Bislimi.