Blog Post

Arbëria TV > Featured > Problemet e raportuara nga qytetarët e Skendarajt, rregullohen nga komuna

Problemet e raportuara nga qytetarët e Skendarajt, rregullohen nga komuna

Problemet e raportuara nga qytetarët e komunave të ndryshme po marrin përgjigje.

Autoritetet komunale po marrin parasysh ankesat e qytetarëve të raportuara në platformën ndreqe.com.

Së fundmi edhe dy ankesa tjera, një për deponi ilegale të mbeturinave dhe një për gropë n’rrugë, të raportuara nga qytetarët në komunën e Skenderajt, janë rregulluar nga Komuna Skenderaj .

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe shikojini raportimet e rregulluara nga komuna e Skenderajt

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj.

Qytetarët ankohen për trotuar të dëmtuar dhe gropë në rrugë, Komuna e Skenderajt merr masa

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/