Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Probleme me ujërat e zeza në rrugën më të frekuentuar nga qytetarët

Probleme me ujërat e zeza në rrugën më të frekuentuar nga qytetarët

Qytetarët e rrugës B në kryeqytet po ankohen se po kanë probleme në qarkullim, pasi që ujërat e zeza po kalojnë në trotuar dhe po ua vështirësojnë lëvizjen. Ata po ashtu thanë se rrezikohen nga ndonjë sëmundje për shkak të rrjedhës së këtyre ujërave.

Rrjedhja e shpejtë e kanalizimit përgjatë trotuarit po rrezikon edhe bizneset aty pari, përgjegjësit e tyre, e kanë ngritur si shqetësim jashtë kamerave.

Ata thanë se edhe përkundër thirrjes për marrjen e masave për parandalimin e rrjedhjes së këtij kanalizimi, nuk pati ndërhyrje as nga Komuna e Prishtinës dhe as nga ujësjellësit.

Ky problem ndonëse nuk është i panjohur për ata. Probleme të tilla kanë hasur edhe më herët, përgjatë kësaj rruge. Por, edhe përkundër intervenimit të Komunës, ujërat e zeza përsëri kanë dalur në sipërfaqe, duke shkaktuar pakënaqesi tek qytetarët përreth kësaj zone.

/TV Arbëria