Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Probleme me rrymë në Trepçë, mbesin të ngujuar që nga mbrëmë rreth 30 minatorë

Probleme me rrymë në Trepçë, mbesin të ngujuar që nga mbrëmë rreth 30 minatorë

Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Të njëjtit dyshohet se kanë mbetur të ngujuar që nga mbrëmë si pasojë e problemeve me rrymë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”, i thanë Klanit burimet.