Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Probleme me hemorroide, ç’duhet të hamë?

Probleme me hemorroide, ç’duhet të hamë?

Mjekët sugjerojnë një dietë të caktuar ushqimore, si dhe aktivitet fizik, për njerëzit që kanë probleme me hemorroide.

Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut për formimin e hemorroideve. Kjo pasi parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale.

Kur dieta ushqimore është korrekte, e pasur hemorroide me lëngje dhe fibra arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë, duke mënjanuar problemet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Linja e të ngrënit është:
– Sa më shumë të ziera dhe të pjekura
– Evitoni të skuqurat, pikantet, lajthitë, bajamet, çokollatat
– Sa më shumë lëngje, për të shmangur dehidratimin e trupit.

Për sa i përket përditshmërisë, do të rekomandoja të shmanget pozicioni ulur në karrige për një kohë të gjatë. Si dhe është e rëndësishme të shmangni uljen në vendet e ftohta. Gjithmonë duhet të ketë një jastëk mbi karrige.

Aktiviteti fizik, ku përshihet e ecura, dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

Powered by WordPress