Në Prizren, vetëm pak ditë para balotazhit, politika është kthyer në një fushë surprizash!Vetëvendosje dhe AAK – dy parti që dikur përplaseshin fort – tani dorë për dore drejt qeverisjes së përbashkët lokale.
Artan Abrashi e Besnik Krasniqi premtuan një “qeverisje të drejtë e transparente”, duke thënë se bashkë do të sjellin zhvillim, arsim dhe shpresë të re për qytetin.
Por jo të gjithë në AAK janë dakord…
Suada Hallaqi dha dorëheqje me akuza të rënda ndaj kryetarit të degës, duke e quajtur marrëveshjen të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e kryesisë.Përgjigjja e Krasniqit? E ftohtë dhe therëse: “AAK-ja nuk ka pasur asnjë nënkryetare femër. Personi në fjalë ka marrë vetëm 24 vota.”
Ndërkohë, në anën tjetër të betejës, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, forcon radhët me një aleat të ri – Lidhjen Demokratike të Kosovës.Totaj e quajti marrëveshjen me LDK-në “hapin që e çon Prizrenin përpara”, duke shpallur bashkëqeverisje për “një qytet të të gjithëve”.
E në rrjete sociale, një tjetër lëvizje befasuese:Artan Abrashi pozon me “ikonën e Prizrenit” – Zafir Berishën, e një ditЍ më pas, Berisha shihet krah për krah me Haxhi Avdylin, në mbështetje të VV-së.
Kush do ta fitojë Prizrenin këtë herë?
Nga njëra anë koalicioni i kuq e zi i VV-së me AAK-në, nga tjetra blloku blu i PDK-së me LDK-në…
Një qytet historik, dy vizione të kundërta – dhe një balotazh që pritet të jetë më i nxehti në Kosovë!
9 nëntori – dita kur historia politike e qytetit mund të marrë drejtim krejt tjetër.