Gjoni Palokaj ka mundur me KO në raundin e parë afganin Amir Shah Bayat.
Palokaj, në luftën në kafaz në tetor 2022, ka marrë titullin We Love MMA në Hamburg. Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti atë, duke fituar me KO ndaj afganit Bayat.
Në Hanover salla ishte e stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa ishte kapaciteti i saj, që nuk përmbushi kërkesat për këtë meq.
Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren.
“Ua dedikoj bashkëkombasve të mi. Ata, gjatë gjithë karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e parezervë, po më japin krahë. Andaj, fitoren ia dedikoj pikërisht atyre”, ka thënë ai pas fitores dhe mbrojtes së titullit.
“Fitorja, për mua është edhe më e madhe ngase në vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier“, tha Palokaj, i lumtur për suksesin.
Lidhur me të ardhmen, ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën Top Ten Team në Miami.
“Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdhaja në botë“, shprehet ai, duke folur për ambiciet e tij.
28 vjeçari nga Prizreni, është student i inxhinerisë elektroteknike, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale dhe në fushën e inxhinierisë.
Punon dhe me të rinj, për t’ua mësuar zejen që vet e praktikon në Fightschool Hannover, e cila është ndër shkollat më të mëdha në Gjermani, ku trajner e pronar është David Palokaj.
/TV Arbëria