Dy të dyshuar janë arrestuar nga policia për vepren penale “Vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren rreth orës 23:00, në një Rent a Car (biznes i dhënies së veturave me qira).
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se tha se mosmarrëveshje rreth dhënies së një veture me qera.
“Dy të dyshuar (klientë) i kanë sulmuar dy persona, njëri nga ata ishte punëtor i kompanisë për dhënien e automjeteve me qera”, tha ai.
“Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit i ka goditur me thikë viktimat”, theksoi Bytyqi.