Pas raportimeve për mbi 109 persona të arrestuar gjatë ditës së sotme, janë ngritur shqetësime dhe pyetje publike lidhur me procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.
Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi ku shihen disa burra, përfshirë edhe një asambleist të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), brenda zonës së QKN-së, hapësirë kjo e cila, sipas rregullave zgjedhore, është e ndaluar për persona që nuk janë të autorizuar apo komisionerë zyrtarë të procesit.
Bazuar në këto pamje, shtrohen disa pyetje publike:
-
Cili ka qenë roli i këtyre personave gjatë procesit të numërimit të votave?
-
A kanë qenë të autorizuar për të qenë prezentë brenda zonës së ndaluar?
-
A lejohet komunikimi i tyre me numëruesit/numërueset, siç pretendohet se shihet në njërën nga fotografitë e publikuara?
Këto pyetje u janë drejtuar publikisht:
-
Besnik Bislimit (VV)
-
Alim Ramës (VV)
-
Kreshnik Radoniqit (KQZ)
-
Alban Krasniqit (KQZ)
-
Sami Kurteshit (KQZ)
-
si dhe Prokurorit Petrit Kryeziu
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me këto pretendime.
