Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Reçan i Prizrenit është raportuar e zhdukur që dy muaj.
Sipas njoftimit, e njëjta ka probleme psikike dhe nuk ka informacione për të.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se viktima femër kosovare, para dy muajve është larguar prej shtëpisë dhe deri më tani nuk është lajmëruar dhe sipas tij ajo ka probleme psikike. Rasti nën hetime”, thuhet tutje.