Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.
Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazdevac, diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.
Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar për median në gjuhën serbe se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit.