Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, vetëm në Jarinjë ka vonesa në dalje

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, vetëm në Jarinjë ka vonesa në dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, ndërsa qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa pengesa të mëdha.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 08:06, në pothuajse të gjitha pikat kufitare pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Përjashtim bën Jarinja, ku në drejtim të daljes nga Kosova qytetarët përballen me pritje prej rreth 15 minutash, ndërsa në hyrje pritja mbetet 3 deri në 5 minuta.