Sipas të dhënave më të fundit, që janë përditësuar në ora 09:54,mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë kryesisht të shkurtra, me përjashtim të pikës kufitare në Merdarë, ku qytetarët po përballen me vonesa të konsiderueshme.
Në Merdarë, pritja për automjete në hyrje varion nga 120 deri në 180 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë minimale, vetëm 3–5 minuta. Në këtë pikë nuk raportohet kolonë e automjeteve, por koha e përpunimit mbetet e gjatë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja për hyrje është 30–40 minuta, me një kolonë rreth 150 metra, ndërsa dalja realizohet brenda 3–5 minutave.
Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Jarinje, Kullë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Hani i Elezit dhe Mutivodë, pritjet për hyrje në Kosovë janë të shkurtra dhe sillen nga 0 deri në 10 minuta, pa kolona të raportuara.
Sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë relativisht të ulëta, kryesisht 3–5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa kolona.
Autoritetet këshillojnë udhëtarët që, nëse kanë mundësi, të shmangin pikën kufitare të Merdarës dhe të përdorin pika alternative për të hyrë në Kosovë, me qëllim evitimin e pritjeve të gjata. /TVArbëria
