Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pritje të gjata në dalje deri në dy orë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Pritje të gjata në dalje deri në dy orë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pritjet në pikë-kalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në Merdar pesë deri në 10 minuta e po ashtu njëjtë edhe në Jarinjë, derisa në pikat tjera kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, pritje më të gjata ka në dalje.

Tek Dheu i Bardhë po pritet deri në dy orë, derisa kolona është 1200 metra.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë nga një deri në një orë e 20 minuta, kurse kolona është deri në 500 metra./kp/