Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë.

Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen Klopp si trajner i skuadrës nga Merseyside, shkruan Gazeta Express.

Pas nëntë viteve, trajneri gjerman do të largohet nga “Anfield Road”.

E tifozët e Liverpoolit i bënë një pritje spektakolare autobusit të klubit.

Mijëra tifozë e përcollën hyrjen e fundit të Klopp në “Anfield” si trajner i tyre.