Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pritje deri një orë te Dheu i Bardhë

Pritje deri një orë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare.

Edhe gjatë ditës së sotme, pika kufitare me Serbinë (Dheu i Bardhë) vazhdon të jetë më e ngarkuar.

Kolonat në këtë pikë janë deri 250 metra, ndërsa pritja e qytetarëve për të hyrë në Kosovë është deri një orë.

Pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara, hyrja dhe dalja nga Kosova mund të bëhet nga 5 deri 10 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.