Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pritja triumfuese e Imana Khelif pas kthimit nga Olimpiada

Pritja triumfuese e Imana Khelif pas kthimit nga Olimpiada

Fituesit e medaljeve algjeriane, përfshirë boksieren Imane Khelif, morën një mirëseardhje triumfuese në shtëpi nga Lojërat Olimpike të Parisit.

Delegacioni olimpik i kryesuar nga fituesit e medaljes, përfshirë edhe Khelifin e artë, u prit në aeroport dhe më pas u prit nga ministri i Sportit Abderrahmane Hammad në sallën e nderit, në prani të familjarëve.

Të veshur me ngjyrat e Algjerisë, Khelif, gjimnastja Kaylia Nemour dhe atleti Djamel Sedjati valëvitën medaljet e tyre përpara turmave të tifozëve që i brohorisnin me thirrjet “Tahia Imane” (rroftë Imane) dhe tingujt e daulleve. Tre vjet pasi mori pjesë në Lojërat në Tokio, ku pjesëmarrja e saj nuk shkaktoi asnjë polemikë, Khelif u gjend në qendër të polemikave në Paris pasi u pezullua nga Kampionatin Botëror, ku testet e ADN-së treguan se ajo kishte kromozome XY dhe testosterone të tepërt.

Megjithatë, në Paris ajo kishte të drejtë të performonte duke fituar medaljen e artë. Shumë e kanë sulmuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka shpallur ndjekje penale për shkak të dhimbjeve mendore që ka pësuar. Pas kthimit në vendlindje, boksierja falënderoi popullin algjerian që e mbështeti në këtë kalvar dhe i dha forcë.

“Falë Zotit, ne ia kthyem nderin Algjerisë dhe mbajtëm flamurin algjerian në Paris, më e rëndësishmja, ne i sollëm gëzim popullit algjerian dhe i kthyem nderin grave algjeriane”, tha trajneri i saj Mohamed Chaoua.

Powered by WordPress