Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografia nga pritja lamtumirëse për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili përfundon mandatin.
Rama e ka falenderuar ambasadorin për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Festuam mbrëmë një rrugëtim të mrekullueshëm të miqësisë dhe diplomacisë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Nicholas Abbott 🇬🇧🇽🇰 Falënderimet tona të përzemërta për forcimin e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona 🤝 Miqësia e Kosovës me Britaninë e Madhe është e shenjtë. Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë! ❤️”, ka shkruar Rama. /TV Arbëria