Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Priten takime te reja ne Bruksel ndërmjet Kurtit dhe zyrtareve evropianë

Priten takime te reja ne Bruksel ndërmjet Kurtit dhe zyrtareve evropianë

Sipas burimeve të REL Kryeministri Kurti pritet të takojë sërish gjatë ditës shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ky takim vjen pas atij që i pari i Qeverisë së Kosovës kishte pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Takime të tilla po mbahen në kuadër të Samitit të BE-së me qëllim gjetjen e rrugëve për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë para pak çastesh Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pohuar se e përgëzon Kryeministrin Kurti “për pranimin e propozimit të BE-së, për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhje zhbllokuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

/TV Arbëria