Një e mitur dyshohet që është sulmuar seksualisht nga një person të martën në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, rastin në polici e ka raportuar një grua dhe tashmë kanë nisur hetimet.
“Ankuesja femër kosovare, ka lajmëruar një rast, ku një person ka sulmuar një femër të mitur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.