Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë, sulmohet nga katër persona një punëtor i burgut

Prishtinë, sulmohet nga katër persona një punëtor i burgut

Janë arrestuar katër persona dje në Prishtinë, nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit (tre meshkuj dhe një femër), janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20.  Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/