Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prishtinë: Qytetari thotë se predha që nuk e di nga i erdhi, ia dëmtoi veturën

Prishtinë: Qytetari thotë se predha që nuk e di nga i erdhi, ia dëmtoi veturën

Policia ka iniciuar dje një rast të ‘Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’ në Prishtinë.

Kjo pasi një qytetar ka raportuar se një predhë ia ka dëmtuar veturën e tij.

I njëjti ka deklaruar se nuk e di nga i erdhi mjeti shpërthyes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë.