Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë: Ndalin veturën dhe hedhin mbeturinat në hapësirat publike

Prishtinë: Ndalin veturën dhe hedhin mbeturinat në hapësirat publike

Në një video incizim të postuar në rrjetet sociale shihen dy qytetarë, që kanë ndaluar xhipin dhe hedhin mbeturinat në hapësirën publike.

Në postimin e bërë në faqen Kryeqyteti Prishtina në Facebook, thuhet se “nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë”.

“Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontenjerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu”.

“Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në postim.

/TV Arbëria