Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prishtinë, dy raste të therjes me thikë

Prishtinë, dy raste të therjes me thikë

Gjatë ditës së enjte në kryeqytet kanë ndodhur dy raste të ndara të therjes me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, ndërsa rastet janë cilësuar si vrasje në tentativë.

“Prishtinë 27.09.2023 – 21:00. Është raportuar se viktima mashkull nga Kosova është therur me thikë nga i dyshuari mashkull nga Kosova. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport për rastin e parë.

“Prishtinë. 28.09.2023 – 16:20. Viktima mashkull nga Kosova është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull nga Kosova. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport për rastin e dytë.

/TV Arbëria