Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Prishtinë, arrestohet pasagjeri që tentoi të kryente pagesën me para falso në një taksi

Prishtinë, arrestohet pasagjeri që tentoi të kryente pagesën me para falso në një taksi

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash.

“Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi kemi pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara (rreth 3000 euro që ishin kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë që personii dyshuar është dërguar në mbajtje.