Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në fillim të muajit mars 2023, në dy markete të ndryshme.

Puna e hetuesve policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:
– A,R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve.
/TV Arbëria