Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë: 70 vjeçarja ndërron jetë pasi bie nga lartësia e një objekti

Prishtinë: 70 vjeçarja ndërron jetë pasi bie nga lartësia e një objekti

Një grua rreth moshës 70 vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi është raportuar se ka rënë nga një lartësi e një objekti sot rreth orës 05:00 në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e saj.

“Rreth orës 05:00 është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

/TV Arbëria