Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinasit i bastiset shtëpia, kapet me substanca narkotike

Prishtinasit i bastiset shtëpia, kapet me substanca narkotike

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua substancë narkotike, shkruan Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ramë Govori, Prishtinë  09.01.2024 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 329 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe një qese me fara të kanabisit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/