Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën

​Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën

Prishtina e ka mposhtur lehtësisht Suharekën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golat për bardh e kaltrit i realizuan nga Gnapi në minutën e 16′, Muja në të 31-tën dhe Gallopeni që shënoi dy herë në minutat 79′ dhe 88′.

Në këtë fazë nesër do të zhvillohen dy duelet e fundit ku ballafaqohen Ferizaj-Rilindja dhe Feronikeli-Prishtina e re./kp