Arbëria TV > Lajme > “Prishtina Rozë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
E.I
October 29, 2024 - 21:01
0
42
“Prishtina Rozë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Rinisë, Sahat Kullës, Katedrales, e tjera.
1Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë – ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin.