Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Prishtina mposhtë Dukagjinin, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina mposhtë Dukagjinin, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Me fitoren e sotme të Prishtinës kundër Dukagjinit është kompletuar faza e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e ka mposhtur Dukagjini me shifrat 3:1, raporton TV Arbëria.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leotrim Kryeziu, i cili në minutën e 9′ kalon Prishtinën në epërsi prej 1:0.

Prishtina nuk u ndal me kaq, ku shënoi edhe dy gola të tjerë përmes përforcimit të ri, Jalen Blesas, i cili shënon në minutën e 20′ për 2:0 dhe në minutën e 48′ për 3:0.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të nderit për Dukagjinin e shënoi futbollisti ukrainas, Vladyslav Khomutov në minutën e 77′.

Më herët pjesëmarrjen në mesin e tetë skuadrave më të mira në garat e kupës e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Feronikeli’74 dhe Vushtrria.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Prishtinës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress