Ekspozita do të mbahet në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë.
Kjo ekspozitë është një nismë për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995.
Ekspozita do të paraqesë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.