Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Prishtina humbet edhe ndaj Ferizaj, Drita e shkatërron Dukagjinin

Prishtina humbet edhe ndaj Ferizaj, Drita e shkatërron Dukagjinin

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bar sintetik në Gjilani, Drita e ka shkatërruar Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1.

Golat për gjilanasit i shënuan Ardit Tahiri (minuta e 41′), Elton Basriu (minuta e 75′), Besnik Krasniqi (minuta e 83′), Kastriot Selmani (miunta e 89′) dhe Almir Ajzeraj (minuta e 90+2′), kurse golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Ergyn Ahmeti në minutën e 60′ nga penalltia.

Ndërkaq, fitore regjistroi edhe skuadra e Llapit, e cila si vendase e mposhti 2:1 Trepçën ’89. Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan Festim Alidema (minuta e 47′) dhe Firmino (minuta e 74′), kurse te Trepça ’89 shënoi Ardian Muja në minutën e 59′.

Për befasinë e ditës së sotme u përkujdes skuadra e Ferizaj, e cila e mposhti si vendas Prishtinën, kështu duke ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë.

Goli i Mateo Panadic në minutën e 42′ i siguroi fitoren skuadrës së Ferizaj.

Rezultatet finale të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 5:1 Dukagjini

Ferizaj 1:0 Prishtina

Llapi 2:1 Trepça ’89

/TV Arbëria

Powered by WordPress