Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Prishtinë-Pejë, ka pësur prishje. Treni ka mbetur brenda tunelit në Ujmit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga treni në tunel. Sipas tyre, kjo ka qenë në rrezik për jetën pasi nuk iu është ofruar asnjë ndihmë tjetër.
Treni kishte pasur probleme teknike që nga nisja nga Prishtina, duke lënë kështu rreth 20 pasagjer në mes të rrugës.
