Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW: Deklaratat e tyre rrezikojnë ta krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët

Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW: Deklaratat e tyre rrezikojnë ta krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.

Duke analizuar lirinë e medias, HRW theksoi cilësimin që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Në raport përmendet edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti për bojkotim të mediave.

“Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentit të Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në Facebook i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”, thuhet në raport.

“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thekson raporti i Human Rights Watch.

“Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nisin”, thuhet në raport. /TV Arbëria

Themes by WordPress