Një prind ka ngritur shqetësim në redaksinë e TV Arbëria lidhur me deklaratën që Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar prindërve për subvencionimin e teksteve shkollore për vitin 2026–2027.
Sipas deklaratës, të cilën prindërit duhet ta plotësojnë dhe nënshkruajnë, ata deklarojnë se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të nevojshme për nxënësin.
Mirëpo, pikërisht kjo pjesë ka ngritur pikëpyetje te prindi që iu drejtua redaksisë sonë.
“Sipas kësaj që kanë me nënshkru prindërit, me subvenciona janë ble tekstet edhe mjetet mësimore. Në fakt, subvencioni është vetëm për tekste”, ka shkruar prindi në redaksinë e TV Arbëria.
Lajmi në përditësim…