Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Sipas njoftimit, në fokus të diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik, përfshirë nxitjen e investimeve në Kosovë, si dhe mbështetja e mëtejshme ndërkombëtare që Arabia Saudite mund të ofrojë për Kosovën. Palët u pajtuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.