Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova

Princesha e kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, i ka thënë televizionit kombëtar të vendit të saj, se dëshiron të mos e kishte takuar kurrë financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, duke thyer heshtjen shtatë-javore pas zbulimit të kontakteve të saj me të. 

“Ndjehem shumë e manipuluar, dhe kur je i manipuluar, nuk e kupton që në fillim,” tha Mette-Marit në një intervistë 20-minutëshe, ku shpesh herë shihej mes lotësh.

Shtatë javë më parë, norvegjezët zbuluan se princesha kishte shkëmbyer qindra email-e me Epstein-in midis viteve 2011 dhe 2014, dhe kishte qëndruar në shtëpinë e tij në Florida kur ai nuk ishte aty.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të marr përgjegjësi që nuk kontrollova më me kujdes të kaluarën e tij,” tha ajo. “Dhe të marr përgjegjësi që u manipulova dhe u mashtrua ashtu siç ndodhi.”

Ajo tashmë ka kërkuar falje dhe ka pranuar se ka patur një “gjykim të dobët”, pasi lidhjet e saj të ngushta me Epstein-in dolën në dritë kur miliona dokumente të tij u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve në fund të janarit.

“Sigurisht që do të doja të mos e kisha takuar kurrë,” tha princesha, duke theksuar se viktimat e Epstein-it meritojnë drejtësi për abuzimet e rënda që kanë pësuar. Ajo shprehu zemërim që ende nuk e kanë marrë atë drejtësi.

Vendimi i saj për të folur publikisht erdhi pas presionit të madh dhe kërkesave për shpjegime, përfshirë edhe nga kryeministri Jonas Gahr Støre.