Yevgeny Prigozhin përmes një mesazhi të publikuar në mëngjesin e së shtunës ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij mercenar Wagner, janë “të gatshëm të vdesin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.
“Të gjithë prej neve jemi të gatshëm të vdesim. Të gjithë 25.000 mijë pjesëtarët dhe më pas 25.000 të tjerë”, ka thënë përmes një audio-mesazhi, duke shtuar se aksioni po kryhet “për popullin rus”.
Sot, më herët është raportuar se janë bastisur zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg
Zyrtarët rusë për zbatim të ligjit është raportuar të kenë kryer bastisje në zyrat e Wagnerit në Shën Petersburg.
“Zyrtarë për zbatim të ligjit kanë hyrë në Qendrën e Wagnerit në Shën Petersburg”, ka raportuar mediumi Fontanka, shkruan Rel. Sipas mediumit në fjalë, dy autobusë me forca speciale të policisë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare kanë hyrë në ndërtesë.
/TV Arbëria