Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prezantohet dokumentari “Beteja për Chernihiv”, Titok: Ukraina do ta fitojë luftën

Prezantohet dokumentari “Beteja për Chernihiv”, Titok: Ukraina do ta fitojë luftën

Në shënim të dy vjetorit të luftës në Ukrainë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka organizuar diskutimin me temën “Si e ndaloi ofensivën e ushtrisë ruse në Kiev dy vjet më parë mbrojtja e Chernihiv?”.

Me këtë rast, gazetarja ukrainase, Andriy Titok prezantoi dokumentarin e saj “Beteja për Chernihiv”, për çka tha se është prezantuar beteja në mes  Rusisë dhe vendlindjes së saj Chernihiv  ku prishen planet ruse për të marrë Kievin për tri ditë.

Ajo thekson se po e vazhdojnë luftën e tyre me forcat ruse dhe shpreson që Ukraina të fitojë.

Po ashtu, ajo falënderoi popullin e Kosovës për programin “Journalists-in-Residence in Kosova”, ku tha se është shumë i rëndësishëm për gazetarët ukrainas.

“Është shumë e vështirë, por ne po vazhdojmë luftën tonë dhe shpresojmë që Ukraina të fitojë. Shpresoj të ketë fitore në këtë luftë. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve dhe vendeve evropiane. Dua të falënderoj edhe popullin e Kosovës, sepse programi “Journalists-in-Residence in Kosova” është shumë i rëndësishëm për gazetarët ukrainas,” thotë Titok.