Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror në Siri

Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror në Siri

Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj lagjes Al Mazzeh në kryeqytetin sirian Damask, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë së regjimit sirian, SANA, pretendohet se Izraeli ka shënjestruar lagjen Al Mazzeh në jug të Damaskut.

Autoritetet izraelite nuk kanë bërë deklaratë lidhur me rastin.

Gjithashtu edhe dje u pretendua se avionët izraelitë kanë kryer sulm ajror ndaj dy ndërtesave në të njëjtën lagje.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011.

Themes by WordPress