Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pretendimet se ShBA ndaluan së fundmi një sulm nga Serbia, Hasani: Presidentja Osmani mund t’ia ketë huqur

Pretendimet se ShBA ndaluan së fundmi një sulm nga Serbia, Hasani: Presidentja Osmani mund t’ia ketë huqur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka folur para mediave në prag të nisjes së seancës së 46-të konstituive.

Hasani megjithatë komentoi deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan Donald Trump ndaloi së fundi një luftë në Kosovë, për të cilat u shpreh se ajo mund t’i ketë vetëm hipoteza.

”Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër javëve të fundit. Presidentja ka mundur t’ia huq me këto deklarata”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, presidenti Donald Trump e kishte fjalën për rastin e Banjskës dhe së fundit s’kishte sulm të drejtëpërdrejtë serb ndaj Kosovës.

”Është për rastin e Banjskës nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë këto janë hipoteza të presidentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti i Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë”.

Ndaj dhe e akuzoi presidenten Vjosa Osmani, për mungesë përgjegjësie gjatë mandatit të saj, duke thënë se nëse ajo do ta kishte kryer detyrën siç duhet, vendi nuk do të ishte në këtë krizë institucionale.

”Nuk është dashur me u dorëzuar kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund, ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin. Deri tani asnjëherë nuk e ka kryer detyrën e saj për asgjë me pasur përgjegjësinë e plotë sot nuk do të ishim për 46 herë në Kuvend”, ka deklaruar ai.