Dy skuadrat që pretendojnë të shpallen kampion të Kosovës në futboll në këtë edicion janë duke zhgënjyer me rezultate jo të mira në javët e fundit të Superligës së Kosovës.
Drita dhe Ballkani që e kryesojnë tabelën janë futu në një seri rezultatesh negative, por fati i mirë i tyre është që skuadra pasuese kanë mbetur shumë prapa me pikë dhe kjo po bën që atyre edhe më tutje të mos iu rrezikohet kryesimi i tabelës dhe objektivi për t’u shpallur kampion.
Ballkani që është kampion në fuqi, tashmë ka gjashtë ndeshje që nuk e ka shijuar fitoren. Së fundi ata u ndalën me barazim pa gola nga Ferizaj në udhëtim, ndërsa Drita në pesë ndeshjet e fundit ka dy barazime, një humbje dhe një fitore.
Gjithsesi, pas 26 xhirove, Drita është lidere e tabelës me 52 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 51, ndërsa i treti është Gjilani me 40 sosh.
Kjo është renditja e plotë:
Drita 52 pikë
Ballkani 51
Gjilani 40
Prishtina 35
Llapi 33
Dukagjini 32
Malisheva 29
Trepça ’89 29
Ferizaj 28
Drenica 23
/TV Arbëria